
Kampionati spanjoll i cili rinis këtë të enjte, do të përdorë imazhe dhe audio virtuale për të imituar tifozët në shkallët e stadiumeve, njësoj si në lojërat kompjuterike të futbollit.
Transmetuesit televizivë do t’i ofrojnë publikut spanjoll mundësinë e zgjedhjes nëse dëshirojnë t’i shohin ndeshjet pa këto efekte, por transmetimi kudo tjetër në botë do të jetë i shoqëruar me grafikat e shtuara.
“Atmosfera virtuale do të jetë shumë e mirë”, kështu e ka komentuar risinë presidenti i Federatës spanjolle, Havier Tebas. Në ekran do të krijohet imazhi i tifozëve të ulur në shkallët e stadiumit me fanellën e skuadrës pritëse. (A2 Televizion)