Lojtarët më të vlefshëm, Mbappe në krye, pandemia zhvlerëson CR7 dhe Messi

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 19:08 | Futboll
Lojtarët më të vlefshëm, Mbappe në krye, pandemia

Pandemia Covid-19 ka ndikuar shumë në futboll, madje ka zbritur nga froni dy lojtarët që kanë dominuar dekadën e fundit.

Observatori Botëror i Futbollit, CIES, publikoi klasifikimin e lojtarëve më të kushtueshëm pas koronavirusit, bazuar në një algoritëm të veçantë.

Renditja kryesohet nga Kylian Mbappe, vlera e të cilit përllogaritet në 259 milionë euro. Ylli i ri francez ndiqet nga talentet anglezë, Sterling, Sanço, Aleksander Arnold dhe Rashford. Surpriza e madhe është se jashtë 10 më të mirëve mbeten Lionel Messi, Neymar dhe Ronaldo. Argjentinasi renditej i 22-ti, braziliani i 38-ti, ndërsa CR7 vetëm i 70-ti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos