Thyhet tradita, Putin anulon fjalimin e fundvitit

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 10:13 | Bota
Thyhet tradita, Putin anulon fjalimin e fundvitit

Kremlini ka njoftuar të martën se presidenti Vladimir Putin nuk do ta mbajë konferencën për shtyp të fundvitit me gazetarët, një ngjarje që konsiderohet traditë në Rusi.

Zakonisht në këtë konferencë, lideri rus ulet në një tryezë me gazetarët për më shumë se një orë për të treguar se i ka gjërat në kontroll.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet nëse ishte caktuar një datë për konferencën e madhe të shtypit të këtij viti dhe u përgjigj se nuk do të ketë një të tillë. Ai shtoi se presidenti do të gjejë një mënyrë tjetër për të komunikuar me gazetarët.

Peskov tha se Kremlini do të caktojë një datë kur Putin do të flasë në të dyja dhomat e parlamentit të Rusisë, i ngjashëm me fjalimin vjetor të presidentit të SHBA-së në Kongresin amerikan.

Konferenca e shtypit e fundvitit të kaluar u zhvillua më 23 dhjetor, pothuajse saktësisht dy muaj përpara fillimit të pushtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos