Tjetër masakër në Meksikë, grupi i armatosur vret 7 persona në një shkollë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 07:41 | Bota
Tjetër masakër në Meksikë, grupi i armatosur vret 7 persona

Përplasja e bandave në Meksikë vijon të jetë një nga problematikat më të mëdha në vend që po shkakton mijëra viktima çdo vit mes civilëve.

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar, këtë herë, në shtetin e Guerrero, ku 7 persona u vranë mizorisht brenda ambienteve të një shkolle fillore.

Viktimat u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në El Durazno nga një komando e armatosur e përbërë nga dhjetëra persona, të cilët më pas i vranë mizorisht.

Autorët ishin të veshur me veshje të ngjashme si ato të ushtrisë dhe hynë shtëpi më shtëpi duke i kapur të papërgatitur personat që ishin brenda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos