“Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar”, protestë e FRPD dhe LRI në Kuvend

Nga A2 CNN
25 Prill 2019, 11:06 | Politikë

Ka filluar protesta e FRPD dhe LRI përballë Parlamentit, me një simbolikë të veçantë ku janë vendosur dhjetëra këpucë të rrethuar me flamuj të ndryshëm, që përfaqësojnë vendet e destinacionit të shumë prej atyre që po ikin nga Shqipëria.

E gjitha e kurorëzuar nga një banderolë që paraqet të shtrembëruar vargun e famshëm të Naim Frashërit, që bëhet “Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar”.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi sqaroi që protesta e mëngjesit do të jetë e heshtur, në pritje që të rinjtë t’i bashkohen protestës së pasdites, ku mendohet se do të bllokohen akset rrugore.


Kreu i FRPD, Belind Këlliçi

“Rinia po largohet nga Shqipëria, sepse jeta është e pasigurt, nga rendi tek gjendja ekonomike. Shqipërisë po i ikin më të aftët, dhe kjo është fatkeqësia më e madhe”, deklaroi Këlliçi.   (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos