Momente tensioni janë regjistruar në minutat e fundit të përballjes mes Argjentinës dhe Holandës, ku Parades, goditi me forcë me top në drejtim të pankinës së “Tulipanëve”, duke shkaktuar një reagim të ashpër të këtyre të fundit, të cilët u çuan me furi në drejtim të lojtarit argjentinas, duke e hedhur në tokë.
Kaq ka mjaftuar që aty të shkaktohet kaos mes lojtarëve në fushë dhe atyre të pankinave përkatëse, ndërsa u ka dashur ndërhyrja e arbitrit për të qetësuar situatën. Ndërkohë, menjëherë pas sherrit, arbitri ndëshkoi me të verdhë Paredes dhe një lojtar holandez. (A2 Televizion)