Brazili kaloi në avantazh në minutën e 105 ndaj Kroacisë, me një gol spektakolar nga Neymar. Neymar mori një top në mesfushën e Kroacisë dhe pas një kombinimi në hyrje të zonës, kaloi të gjithë mbrojtjen kroate, madje edhe portierit dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë, duke çliruar miliona brazilianë. Megjithatë, ky goli nuk vlejti për asgjë, pasi Petkoviç barazoi shifrat dhe te penalltitë kroatët u treguan më të saktë.
(A2 Televizion)