Portieri Martinez dhe Messi çojnë në gjysmëfinale Argjentinën, Holanda jashtë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 22:56 | Futboll

Argjentinë-Kroaci është gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Katarit. E udhëhequr nga Messi, me një asist dhe një gol, dhe portieri Martinez, me 2 penallti të pritura, Argjentina ka eliminuar Holandën. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 2-2, ndërsa te penalltitë, amerikanojugorët u treguan më të saktë.

Ndeshja nisi me Argjentinën më kërkuesi, ku çdo gjë nisej nga këmbët e Messit nga erdhi edhe goli i parë. Në fundin e pjesës së parë, 35-vjeçari dhuroi një asist të jashtëzakonshëm, të cilin e çoi në rrjetë Molina. Në minutën e 73-të, Argjentina fitoi një 11-metërsh, të cilin këtë herë e ktheu në gol Messi. Megjithatë, Holanda nuk u dorëzua dhe arriti që në fundin e takimit të realizojë dy gola, me Weghorst, duke e çuar ndeshjen në shtesë. 30 minuta nuk ndryshuan asgjë dhe u deshën 11-metërshat për të dhënë biletën e gjysmëfinales.

Protagonist u bë portieri Martinez, i cili priti dy penalltitë e para dhe e dërgoi Argjentinën në gjysmëfinale, aty ku e pret Kroacia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/09/sherr-ne-boteror-mesfushori-argjentinas-godet-me-top-pankinen-e-tulipaneve/
https://a2news.com/2022/12/09/brazili-jashte-boterorit-kroacia-ne-gjysmefinale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos