Përballja ndërmjet Saint-Etienne dhe Angers nisi me një orë vonesë, për shkak të kontestimeve të tifozëve vendas. Me skuadrën që nuk ka arritur asnjë fitore në këtë edicion dhe pozicionohet në vendin e fundit, mbështetësit hodhën flakadanë në fushën e lojës, duke e bërë të pamundur startin normal të ndeshjes. Më në fund, kur loja nisi, Saint-Etienne arriti të rikuperonte dy herë disavantazhin, duke evituar humbjen vetëm në sekondat shtesë, me rrjetën e realizuar nga Nade. (A2 Televizion)
Tifozët “ndezin” stadiumin, ndërpritet për një orë ndeshja e kampionatit francez
