Tirana bën goditjen e radhës në merkato. Andi Lila vishet bardheblu

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 16:43 | Futboll
Tirana bën goditjen e radhës në merkato. Andi Lila vishet

Andi Lila rikthehet te Tirana. Mbrojtësi i kombëtares ka arritur marrëveshjen me Presidentin e klubit bardheblu, Refik Halili dhe do t’i bashkohet nesër skuadrës.

Aktualisht, Lila ka një dëmtim të lehtë dhe pritet që të zbresë në fushë pas rreth një muaji.

Këtë sezon Tirana është përforcuar me lojtarë cilësorë si Agustin Torasa, Enton Kale, Idriz Batha dhe Dunga.

Andi Lila mendohet se do të jetë afrimi i fundit në merkato, pasi vetë Presidenti Halili dhe trajneri Mema deklaruan pas fitores 3-0 ndaj Luftëtarit se duhej vetëm një përforcim në mbrojtje për të quajtur të mbyllur merkaton e bardhebluve.

Andi Lila ka luajtur sezonet e fundit me PAS Janinën në Greqi, ndërkohë që kthehet te Tirana pas aventurës bardheblu në periudhën 2008-2011. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos