“Tirana Fintech Hive”, “Elmangos Ventures” bën bashkë komunitetin e Fintech

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 20:14 | Ekonomi
“Tirana Fintech Hive”, “Elmangos Ventures” bën

E përshtatur në shqip do të ishte “Teknologji Financiare”. Bëhet fjalë për “Fintech”, tërësinë e mjeteve digjitale që mundësojnë pagesat me kartë, garantojnë sigurinë e të dhënave të kompanive dhe bëjnë më të lehta për njerëzit të gjitha shërbimet e tjera financiare. Pjesë e këtij evolucioni është bërë edhe Shqipëria, ndërsa “Elmangos Ventures” e drejtuar nga  nëpërmjet “Tirana Fintech Hive”, eventit që bëri bashkë, drejtues të bankave më të mëdha në vend, subjektet kredi-dhënëse e sipërmarrësit e rinj, synon ta kthejë transformimin digjital në një revolucion.

“Jam vërtet i lumtur që patëm bashkëveprim duke ngjallur kureshtje sidomos me panelin e parë mbi “Të ardhmen e Fintech në Shqipëri”. Të pranishmit bënë pyetje dhe reagimi që morëm ishte i mrekullueshëm”, tha Abd Elmohaimen Mansi, Drejtor i Elmangos Ventures.

Për shkak edhe të moshës relativisht të re, aktorë nga tregu novator vlerësojnë se Shqipëriaka shumë potencial në këtë drejtim.

“Shqipëria në mendimin tim ka shumë potencial. Sigurisht që para ka shumë sfida, por mendoj gjithashtu se ato mundtë kthehen në mundësi. Besoj se në dy vitet e ardhshme do të shohim më shumërregullime në drejtim të “bankingut të hapur”. Mendoj gjithashtu se në 2 apotre vite do të kemi përhapje të atyre që njihen si “super aplikacione”. Ka goxha potencial, sidomos nga të rinjtë”, shtoi Elmohaimen Mansi.

Megjithatë shumë biznese e qytetarë po rezultojnë ta kenë të vështirë transformimin digjital e përqafimin e Fintech-ut, duke vënë në mëdyshje nëse duhet të “turbullojnë ujërat”.

“Mungesa e një sistemi financiar të modernizuar, apo të industrisë “Fintech” do të ishte pengesë. Ndërkohë që po bëjmë çmos që t’i lehtësojmë, se si t’i mbështesim këto kompani dhe sistemin bankar në mënyrë që të ofrojmë produkte sa më të shpejta dhe të sigurta për qytetarët shqiptarë”, deklaroi kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduart Shalsi.

Por, bazuar në teoritë më të thjeshta në evolucionit, mund të thuhet me bindje se njerëzit e kanë në natyrë ndryshimin dhe janë të gatshëm për të pranuar transformimin digjital.

“Teknologjia dhe inovacioni sidomos në Fintech nuk është diçka që po ndodh sot. Pandemia ishte një shtysë që bëri të mundur që Fintech-u të zhvillohej edhe më shpejt, po unë mendoj që edhe vetëqenia njerëzore është e prirur të përshtatet dhe të evoluojë bashkë me trendet e kohës”, u shpreh Driton Musolli i Digit Sapiens.

Por, disa shoqërive iu duhet pak shtysë që të mund të përqafojnë ndryshimin, për tëndryshuar rrënjësisht praktikën e të vepruarit.

“Unë mendoj se të tilla evente, iniciativa ,janë shumë në favor pozitive. Për sa kohë që bëhen japin edhe informacion që mbase audienca mund të ketë mungesë. Pikërisht ky event po organizohet në praninë e një audience të re, ata që pikërisht që do të mbajnë edhe teknologjinë në fuqi”, tha Eneida Thomaj, Drejtore e Përgjithshme, Pay LinkSh.A.

Rezistenca për ta përqafuar transformimin digjital është madje një fenomen gjithashtu i faktuar. Dhe për zhbërjen e kësaj mendësie, kontribut duhet të japin që nga kompanitë financiare, te qeveria e aktorë të tjerë të tregut.

“Ne si institucione duhet të adaptojmë teknologjinë. Institucionet, qeveria duhet të ofrojë lehtësi. Ta bëjmë më praktike: duhet të ofrojë firmën digjitale për shembull ose hapjen e llogarisë pa prezencë fizike. Duke bërë këto lëvizje njerëzit nxiten për të hyrë sa më shumë në sektorin financiar”, tha Akan Ajdini i Iute Credit.

“Tirana Fintech Hive” synon që përtej eventit të organizuar me një shumëllojshmëri programesh, diskutimesh në panele të personalizuar të mund të nxisë krijimin e një ekosistemi, një komuniteti të mirëfilltë në fushën e “Fintech” me qëllim lehtësimin e kostove financiare dhe reduktimin e kohës për shërbimet financiare si te sipërmarrjet ashtu edhe për qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos