Tirana fituesja e Superkupës së Shqipërisë, mposht Vllazninë në ‘Air Albania’

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 20:57 | Futboll

Tirana është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 shkodranët e Vllaznisë, një përballje me spektakël mes të dyja skuadrave.

Ka qenë e para Vllaznia e cila ka kaluar në avantazh me Malën në minutën e 8, avantazh që zgjati vetëm 30 minuta, pasi në të 39-n ishte Patrick që vendosi baraspeshën, ndërsa më pas Hasani do të kalonte në epërsi bardh e blutë.

Ndërkohë, reagimi i Vllaznisë do të vinte disa minuta më pas me anë të Latifit, i cili vetëm pak minuta larg fundit barazoi shifrat në 2-2, ku shënoi nga pika e bardhë.

Por, Tirana nuk do të dorëzohej, dhe në minutën e 92-të të ndeshjes ishte i përhershmi Xhixha, i cili çoi shifrat në 3-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos