Iu deshën 100 minuta Tiranës për të fituar në Krujë ndaj një Kastrioti që renditet ne fundin e klasifikimit. Goli që jep 3 pikët e arta për djemtë e Shehit u shënua në sekondat e fundit shtesë nga talenti 18-vjeçar nga Peja Dijar Nikqi, që konkretizoi tentativat e shumta të bardhebluve gjatë ndeshjes, që u neutralizuan më së miri nga portieri krutan Sali.
Madje Tirana humbi edhe një 11 metërsh me Hasanin në minutën e 13-të. Ekipet mbetën me 10 veta pas një episodi të rëndë ku pati përplasje fizike midis pikërisht Hasanit dhe Çelës.
Me këtë fitore Tirana ruan vendin e parë dhe shkon në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 20 pikë.
Ndërkohë, ne sfidën tjetër te superiores, Egnatia dhe Vllaznia u ndalën në një barazim pa gola. Shkodranët nuk konkretizuan si me Tiranën, madje ishte Egnatia që mund të kalonte në avantazh me Jackson, i cili kapi shtyllën. Egnatia ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë, ndërsa Vllaznia shkon në 35 pikë duke qëndruar në vendin e tretë. (A2 Televizion)