Tirana ndalet nga Vllaznia, Egnatia mposht Laçin

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2022, 15:40 | Futboll
Tirana ndalet nga Vllaznia, Egnatia mposht Laçin

Klasikja e futbollit shqiptar mbyllet pa fitues. Tirana dhe Vllaznia barazuan pa gola në supersfidën e javës së 12 të Kategorisë Superiore.

Edhe pse emocionet dhe rastet nuk munguan, dueli historik nuk prodhoi gola, me bardheblutë që humbën shansin të shkëputeshin nga ndjekësit.

Ndërkohë, Egnatia mposhti 2-0 Laçin. Shpëtim Duro fitoi sfidën me të kaluarën, me rrogozhinasit që ngjiten në vendin e katërt në renditje.

Kukësi në anën tjetër evitoi humbjen përballë Kastriotit. Autogoli i Stojanoviçit në fundin e lojës i dha barazimin 1-1 verilindorëve, pas avantazhit të vendasve me Selmanin. Pak frymëmarrje për Kukësin, që kalon krizën e tre humbjeve me radhë dhe tashmë mund të punojë më qetë gjatë pauzës së kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos