Tirana Open 2023, Beach Volley në sheshin “Nënë Tereza”

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 16:02 | Sporte të tjera
Tirana Open 2023, Beach Volley në sheshin “Nënë

Tirana Open 2023 sjell atmosferën e plazhit në kryeqytet. Sheshi Nënë Tereza u shndërrua në impiantin e edicionit të parë zyrtar të Beach Volley për të rritur.

Organizimi përfshinte 16 ekipe për meshkuj dhe tetë për femra, kryesisht të përbërë nga sportistë profesionistë të volejbollit, nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Spektakli dhe emocionet e volejbollit pushtuan Tiranën, për një aktivitet që synon të shndërrohet në traditë, duke u zgjeruar në bazë edhe për amatorët që e praktikojnë këtë sport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos