
Tirana njoftoi se “ka zgjidhur përfundimisht çështjen e bllokimit të merkatos”.
“Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s, bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit”, lexohet në komunikatën e Tiranës. (A2 Televizion)