I harruar nga Arsenali, Ozil gati të largohet nga Londra

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 17:55 | Futboll
I harruar nga Arsenali, Ozil gati të largohet nga Londra

I braktisur nga Arsenal prej 2 vitesh, Mesut Ozil është drejt largimit nga gadishulli britanik.

Mesfushori me origjinë turke, që dikur vishte fanellën e përfaqësueses Gjermane, e që një dekadë më parë konsiderohej një prej talenteve më të mëdhenj në botë, u shpall i padëshiruar në periudhën e trajnerit Unai Emeri dhe prej asaj kohe aktivizimi te Arsenal ka qenë thuajse inekzistent.

Ofertat e vetme për mesfushorin 32-vjeçar, forma e të cilit nuk është më si dikur, janë nga DC United në Shtetet e Bashkuara dhe nga vendlindja e tij, Turqia.

Ozil ka patur kontakte me Fenerbahce, skuadër e cila e kërkon prej kohësh dhe një transferim i mundshëm mund të vij në fund të sezonit atëherë kur përfundon edhe kontrata e turko-gjermanit, që mban fanellën e Arsenal prej vitit 2013. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos