Tiranë, bie zjarr te Piramida, vetëm dëme materiale

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2020, 19:54 | Aktualitet
Tiranë, bie zjarr te Piramida, vetëm dëme materiale

Ambientet e degraduara të Piramidës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ishin sot vendngjarja e një zjarri, ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Flakët u fikën pas pak minutash nga shërbimi i zjarrfikësve që u dërgua në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos