Një shpërthim tritoli është dëgjuar pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur te "Komuna e Parisit".
Shënjestër e shpërthimit ka qenë një makinë e parkuar pranë një qendre tregtare. Makina tip Benz mësohet se është në pronësi të prokurorit Arjan Muça.
Njoftimi i policisë:
Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit. (A2 Televizion)