Vetëvritet me armë një person në Tiranë

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 15:13 | Kronikë
Vetëvritet me armë një person në Tiranë

Policia ka bërë të ditur se një 47-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri këtë të martë në Tiranë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në “Ali Dem”. Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale I. L., 47 vjeç, i cili sipas policisë dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos