
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e së martës në Vlorë.
Ngjarja është regjistruar pranë shkollës "24 Maji", përpara një lokali.
Informacionet e para flasin për një grindje mes disa personave.
Nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.
Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)