Tjetër aksident i frikshëm në Austri: I prishen frenat, piloti hidhet nga motori me 200 km\h

Nga A2 CNN
23 Gusht 2020, 15:21 | Futboll

Pista e Austrisë kishte rezervuar për garën e sotme një tjetër aksident të frikshëm, pas dy të tillëve fundjavën e kaluar.

Në garën e sotme, Maverick Vinales u hodh nga Yamaha e tij kur ishte me 200 km/h pasi vuri re një problem me frenat.

Motori i spanjollit vazhdoi drejt, u përplas dhunshëm me barrierat mbrojtëse dhe mori flakë, duke shkaktuar ndërprerjen e garës për disa minuta.

Fatmirësisht, spanjolli e kuptoi shpejt problemin me frenat, duke vendosur që të lëshonte motorin në vijë të drejtë, përpara se të bëhej i pakontrollueshëm në kthesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos