Ndërsa SHBA është pushtuar nga protestat e dhunshme, pas vdekjes së George Floyd, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur këtë herë në Fairfax, Virginia. Një afro-amerikan është arrestuar nga oficeri i policisë Tyler Timberlake, i cili ka përdorur thuajse të njëjtën teknikë, si në rastin e Floyd, duke vendosur gjurin mbi trupin e të arrestuarit. Për fat të mirë, personi i arrestuar është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ndaj oficerit të policisë rëndojnë tashmë 3 akuza për arrestimin e dhunshëm. (A2 Televizion)
Tjetër arrestim i dhunshëm në SHBA
