
Kosova ka regjistruar humbjen e tretë radhazi në eliminatoret e Botërorit 2022 dhe tashmë renditet në vendin e fundit të Grupit B.
Kësaj here, “Dardanët” u mundën në shtëpi nga Gjeorgjia me rezultatin 1-2.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me Okriashvilin në minutën e 11 të takimit duke i gjetur të papërgatitur vendasit, të cilët u munduan më pas të rigjenin ritmin për t’u rikthyer në lojë.
Në minutën e 45, Kosova fiton një 11 metërsh e cila u shndërrua në gol nga Murriqi.
Ndonëse, e mbajtën topin më shumë dhe u përpoqën për një rezultat më pozitiv, Kosova nuk arriti të shënojë, madje në minutën e 82 pësoi dhe golin e dytë nga Davitashvili. (A2 Televizion)