Tjetër kapërcim për valutat! Euro forcohet në 110.58 lekë, më i larti në 3 muaj

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 14:59 | Ekonomi
Tjetër kapërcim për valutat! Euro forcohet në 110.58

Euro nuk është ndalur as në fund të kësaj jave, duke e mbyllur marshimin në kuotën e 110.58 lekëve, 1.5 pikë më shumë ndaj monedhës tonë kombëtare brenda 24 orëve dhe plot 4.6 pikë më shumë se ditën e hënë.

Me këtë kapërcim, valuta europian rikthehet atje ku ishte menjëherë pas zgjedhjeve të Majit. Megjithatë, pas publikimit të kursit zyrtar, pikat e këmbimit regjistruan një rënie të lehtë të euros, një sinjal se niveli 110 mund të jetë stabiliteti i ri për vazhdimin e vitit.

Ndërkohë, rritjen më të fortë të ditës e regjistroi dollari amerikan, në 102.44 lekë, ndjekur nga paundi britanik me 128.98 lekë dhe franga zvicerane me 115.70 lekë. Teksa forcimi i kësaj jave vjen si lajm pozitiv për eksportuesit dhe familjet që presin para nga emigrantët, mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të ketë tek çmimet dhe inflacioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos