Tjetër masakër në Kaliforni, vriten 7 persona

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 08:02 | Bota
Tjetër masakër në Kaliforni, vriten 7 persona

7 persona të tjerë u vranë më armë zjarri në Kaliforni mbrëmjen e së hënës, në ngjarjen e dytë të rëndë në këtë shtet brenda 2 ditësh.

Sipas të dhënave, ngjarja u regjistrua në Gjirin Half Moon, rreth 50 km në jug të San Franciskos.

Autori u identifikua si si 67-vjeçari Zhao Chunli, banor i zonës, i cili disa orë më pas u dorëzua në zyrën e Sherifit të qarkut San Mateo.

Katër viktimat e para u zbuluan në një fermë rreth orës 14:22, ndërsa tre të tjerët u gjetën më vonë në një biznes kamionësh.

Motivet e sulmit janë ende të paqarta, ndërkohë që sherifi i zonës zbuloi se autorit iu gjet dhe një pistoletë automatike që mund të jetë përdorur gjatë sulmit, ndërkohë që është duke bashkëpunuar me policinë.

Ngjarja në Gjirin Half Moon, vjen pas asaj në parkun Monterey, ku një tjetër i moshuar me origjinë aziatike vrau 11 persona në një sallë kërcimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos