
Një person ka qëlluar me armë zjarri 5 persona në një kompleks apartamentesh në Aurora të Kolorados (SHBA).
Sipas policisë, personat e plagosur rëndë janë 3 të mitur dhe dy të rritur.
CNN raporton se në kompleks po zhvillohej një festë kur janë dëgjuar të shtënat.
Policia është vënë në ndjekje të një të dyshuari, që është i veshur me një bluzë të verdhë me kapuç. (A2 Televizion)