Tjetër masakër në SHBA, qëllohet me armë në një lokal nate

Nga A2 CNN
13 Qershor 2022, 07:18 | Bota
Tjetër masakër në SHBA, qëllohet me armë në

Dy persona u vranë dhe katër u plagosën, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një klub nate në Gary të Indianës.

Policia lokale njoftoi se ka ndërhyrë në vendngjarje pas një telefonate në sallën operative. Sipas dëshmitarëve, të cituar nga shtypi amerikan, autorët kanë qëlluar rreth 30-50 plumba në drejtim të njerëzve.

Për pasojë, dy të rinj humbën jetën, ndërsa 4 të tjerë u plagosën, ndërkohë që motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos