All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tjetër rekord nga Luiza Gega, atletja shpallet kampione Ballkani

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 10:01 | Sporte të tjera
Tjetër rekord nga Luiza Gega, atletja shpallet kampione Ballkani
All - Paragraf - 1

Atletja shqiptare Luiza Gega vijon të sjellë tituj kampion për atletikën shqiptare.

Kësaj here, Gega ka mundur të fitojë finalen e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Ballkanik që po organizohet në Craiova të Rumanisë, duke u shpallur Kampione Ballkani.

All - Paragraf - 3

Gjatë kësaj gare, atletja shqiptare theu dhe rekordin e saj duke e mbyllur vrapimin për 9.17.91 minuta.

“Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati në garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever).Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës’, shkruan Gega në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos