Kanadezët fitojnë për herë të parë titullin kampion në NBA

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 09:34 | Sporte të tjera

Toronto Raptors mundën kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors 114-110 duke fituar kështu për herë të parë titullin kampion. Raptors fituan ndeshjen e gjashtë duke e çuar rezultatin e takimeve në 4-2, ndërsa Kawhi Leonard u shpall MVP i finaleve pasi realizoi mesatarisht 28,5 pikë për ndeshje.

“Ishin 12 muaj fantastikë”, tha trajneri i Torontos Nick Nurse, pasi skuadra e tij fitoi titullin e parë, 24 vjet pas krijimit. “Kjo është arsyeja pse merrem me basketboll, prandaj kam punuar aq shumë”, shtoi Leonard.

https://youtu.be/F5yr9yVH6xU

Warriors, të cilët vinin në këtë finale pasi ishin shpallur kampionë në dy sezonet e fundit, dhe me tre tituj në katër vite, luanin pa të dëmtuarin Kevin Durant ndërsa në periodën e tretë humbën edhe Klay Thompson. Stephen Curry pati mundësinë të barazonte serinë e ndeshjeve, por humbi një trepikësh kur rezultati ishte 111-110 për Raptors, ndërsa më pas Leonard vulosi fitoren për miqtë nga Kanadaja.

https://youtu.be/KnSuHvyMucg

Kjo ishte ndeshja e fundit për Warriors në “Oracle Arena”, para se të transferohen në “Chase Center” në San Francisko. Raptors bëhen kështu i pari klub kanadez basketbolli që fiton NBA, dhe i pari klub sportiv kanadez që fiton një trofe në Amerikën e Veriut, që kur Toronto Blue Jays fituan kampionatin e bejsbollit në vitin 1993. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos