Tjetër tërmet në provincën Duzce në Turqi

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 09:44 | Bota
Tjetër tërmet në provincën Duzce në Turqi

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter goditi sot në mëngjes provincën veriperëndimore të Duzce në Turqi.

Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ra në orën 6:57 të mëngjesit.

Lëkundjet kanë ndodhur në një thellësi prej 9,52 kilometrash.

Një tërmet me magnitudë 5.9 me qendër në lagjen Golyaka goditi Duzce edhe të mërkurën, duke lënë të paktën 93 persona të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos