Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia e Lezhës dështon në arrestimin e të dënuarve

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 11:05 | Aktualitet
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia e Lezhës dështon

Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar.

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve.

https://a2news.com/2022/10/28/tjetersimi-i-pronave-ne-lezhe-denohen-me-3-vjet-ish-kryebashkiaku-dhe-ish-kryetari-i-qarkut/

I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetëm ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat e tjerë ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit.

Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos