Tkurret konsumi, inflacioni zbret në 1,4%

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 15:32 | Ekonomi

Konsumi i dobët rrezikon të penalizojë ekonominë në një vit delikat si ai 2020. Norma e inflacionit ka qenë në nivele anemike përgjatë gjithë vitit aktual, teksa edhe në Nëntor ky tregues u ndal në 1.4%, çka tregon se shqiptarët hezitojnë të bëjnë shpenzime.

Ushqimi është grupi i vetëm që po mban në këmbë inflacionin, duke mbajtur peshën e 1,21 pikëve, nga norma prej 1,4%. Por kjo nuk do të thotë se shqiptarët po hanë më shumë, pasi rritja bazohet kryesisht tek shtrenjtimi i frutave, perimeve dhe peshkut, për shkak të leverdisë së prodhuesve për të shitur në tregjet e huaja.

https://a2news.com/2019/12/11/efektet-e-termetit-tek-ekonomia-shqiptare-nurja-vlera-problematike-te-inflacionit-cojne-ne-deflacion/

Edhe për grupet, veshje dhe këpucë;  qira, ujë, drita; shëndet; transport; komunikim; arsim dhe shërbime të tjera, çmimet reflektojnë tkurrje ose rritje minimale. Kjo tregon se buxheti i familjeve nuk po diversifikohet, duke zgjedhur vetëm nevojat bazë si ushqimi.

Në këto kushte, rritja ekonomike që vjen nga konsumi rrezikohet ndjeshëm vitin e ardhshëm, duke pasur në konsideratë edhe një stepje të mundshme të fuqisë blerëse pas tërmetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/fatura-e-termetit-si-do-te-sigurohen-fondet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos