
Tkurret më tej popullsia shqiptare. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë një situatë alarmante, me rënien e ndjeshme të numrit të lindjeve.
Në tremujorin e tretë të këtij viti, shtesa natyrore e popullsisë ra me 35.4 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Qarqet më problematike janë Gjirokastra, Vlora dhe Korça.
INSTAT vlerëson se vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 66 numrin e lindjeve.
Më mirë situata paraqitet në Tiranë, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve. (A2 Televizion)