
Në pritje të një opinion për vettingun në politikë, Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë ekspertët e saj.
Një delegacion i Komisionit do të vizitojë kryeqytetin në datat 19-20 nëntor për të marrë opinionet e partive parlamentare mbi propozimin e Partisë Demokratike.
Hartimi i opinionit përfundimtar për këtë çështje do të bëhet në sesionin plenar që do të mbahet në datat 14 dhe 15 nëntor.
Parlamenti ka parashikuar që seancën e radhës dëgjimore për këtë temë ta zhvillojë në qytetin e Elbasanit. (A2 Televizion)