“Tmerr, viktima në rritje dhe shpresë”, gazetari i Associated Press rrëfen për A2 CNN situatën në Kahramanmaraş

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 10:18 | Bota
“Tmerr, viktima në rritje dhe shpresë”, gazetari i

Një tmerr i madh, rritje e numrit të viktimave, por edhe shpresë për të mbijetuar. Kështu e ka përshkruar situatën në Kahramanmaraş, gazetari i Associated Press, Sulejman Kllokoqi. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ditarin në A2 CNN, ai tha se kërkimet vazhdojnë, ndërsa grumbulli i rrënojave është shumë i madh.

“Ka ende shumë kërkime. Këtu janë 19 mijë 640 viktima në Kahramanmaraş, shifrat e të vdekurve janë duke u rritur, po punohet në rrënoja. Sa më poshtë po ecin punimet, aq më shumë po dalin trupat. Është vërtet një qytet tmerr. Qyteti kishte 1 milion e  30 mijë banorë. Është grumbullimi shumë i madh i rrënojave dhe është e vështirë të hiqen. Organizatat humanitare po punojnë dhe po shpërndajnë ushqim e ujë falas”.

Sipas tij familjarët qëndrojnë ende në të ftohtë me shpresë për të afërm të mbetur të gjallë nën rrënoja.

“Ka shpresë dhe familjarë që janë 24 orë në pritje, kanë shpresë për të afërm të gjallë. Këtu po bën shumë ftohtë. Këtu është një tmerr i madh. Ka shumë është shumë vështirë, ka ndërtesa të shkatërruara dhe nuk mund t’i largosh kohë pas kohe. Po punojnë edhe duke futur qentë, nëse dikush po merr frymë nën rrënoja. Është lajm i mirë sikurse edhe një trup të jetë gjallë. Qyteti është boshatisur nga frika që kanë përjetuar njerëzit. Ka qenë një tërmet shumë i fortë. Janë 500 ekipe gazetarësh. E kemi vështirë të mbulojmë të gjitha pikat që janë prezent”.  

Mëngjesin e sotëm dy vëllezër u nxorën të gjallë pas 198 orësh, nga rrënojat e një apartamenti në Kahramanmaras. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/14/histori-te-rralla-mbijetesenga-termeti-ne-turqi-shpetohen-pas-198-oresh-dy-vellezer/

A2 CNN Livestream

Latest Videos