Roland Garros: Triumf me përmbysje, Djokovic konfirmohet numri një në botë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 16:44 | Sporte të tjera
Roland Garros: Triumf me përmbysje, Djokovic konfirmohet numri një

Novak Gjokovic konfirmohet numri një në Botë. Tenisti serb ia doli të triumfojë në turneun Roland Garros, ndryshe “French Open”, pasi mundi në finale grekun Stefanos Sisifas.

Dueli ballkanas për trofeun zgjati plotë 4 orë dhe në fund u mbyll me fitoren fantastike të serbit. Sisifas, që arriti për herë të parë një finale të këtij niveli, ishte në avantazh në 2 setet e para, por nuk arriti të fitonte, pasi Gjokovic tregoi edhe njëherë tjetër se është tenisti më në formë i momentit duke përmbysur rezultatin.

Ky ishte Grand Slam-i i 19 i Novak Gjokovic. Ylli serb është vetëm një titull larg rekordit të përbashkët të Rafael Nadal dhe Roxher Federer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos