
Kosova ka siguruar medaljen e parë në olimpiadën e Tokios me anë të xhudistes Distria Krasniqi, e cila ka arritur në finale.
Krasniqi arriti të triumfojë në 3 ndeshjet e parë dhe tashmë medalja për të është e sigurt. Sportistja nga Peja fitoi ndeshjen e parë ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.
Distria Krasniqi do të ndeshet në finale me japonezen Funa Tonaki. (A2 Televizion)