
Distria Krasniqi është xhudistja që i dhuron Kosovës medaljen e parë të artë në Olimpiadën e Tokios dhe të dytën në histori pas Majlinda Kelmendit, e cila ishte e arta e parë e Kosovës në lojërat olimpike.
Pas triumfit në finale ndaj xhudistes japoneze, Krasniqi u shpreh tejet e lumtur, ndërsa u shpreh se do të tentojë ta përsëris këtë sukses.
“Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë përkrahur në këto kohë. Natyrisht, kur shkoni në finale ju gjithmonë dëshironi medaljen e artë. Ishte vështirë përballja me Tonakin sepse fillimisht jemi në Japoni dhe ajo është në vendin e saj, por ajo është një xhudiste tepër e fortë. Është një ëndërr e realizuar, shpresoj që do të mundem ta përsëris titullin edhe në të ardhmen por do të vazhdoj edhe më tej me paraqitje të mira”, u shpreh Krasniqi. (A2 Televizion)