Akil Gjakova e ndërpret garimin e tij në çerekfinale. Sportisti që përfaqëson Kosovën e humbi takimin e tretë përballë kundërshtarit mongol Tsend-Ochir.
Në folden score, Akil Gjakova nuk arriti të kalonte kundërshtarin
Ky është një tjetër sukses për Kosovën, që arrin të shkojë në cerekfinale të turneut për kategorinë deri në 73 kg.
Akil Gjakova e nisi garimin në raundin e 64. Ai e fitoi takimin e parë pas 16 sekondash duke hedhur në tapet kundërshtarin e tij nga Jemeni Ayash Ahmed.
Në raundin tjetër Akil Gjakova u përball me zviceranin Stump, të cilin e mundi me ippon në më pak se dy minuta. Gjakova tregoi një agresivitet dhe besim të madh në lojën e tij, duke e dominuar kundërshtarin. (A2 Televizion)