Tokyo 2020, ndizet flaka olimpike

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 11:43 | Sporte të tjera
Tokyo 2020, ndizet flaka olimpike

Nis zyrtarisht numërimi mbrapsht për lojërat e vonuara Olimpike “Tokio 2020”. Flaka Olimpike u ndez këtë të enjte, që tregon përgatitjen për t'i dhënë start eventit më të rëndësishëm sportiv në glob.

Pishtari Olimpik u nis nga Fukushima, i përzgjedhur si pikënisje përpara Olimpiadës në shenjë përkujtimi për tragjedinë e marsit të vitit 2011 ku katastrofa nukleare me tërmetin dhe cunami së bashku i morën jetën 18 mijë personave.

 Një grup vrapuesish u kujdes për zhvendosjen e flakës olimpike, si testi i parë që organizatorët do të kenë për zhvillimin e turneun në mes të pandemisë. Me një ceremoni më të kushtëzuar nga herët e tjera, në një fushë futbolli, futbolliste të përfaqësueses kineze të futbollit, ishin ato që nisën rrugëtimin e flakës olimpike që do të përshkojë 859 vende në 120 ditë, për të kulmuar me stacionin e fundit që do të jetë ceremonia hapëse e Tokio 2020 më 23 korrik.

Seiko Hashimoto, kreu i komitetit organizativ të Olimpiadës u shpreh se nisja e flakës olimpike është simbol i shpresës për atë që bota kaloi përgjatë një viti.

10 mijë vrapues do të shoqërojnë pishtarin olimpik përgjatë 3 muajve të ardhshëm në 47 prefektura japoneze. Japonia ka qënë një ndër vendet që e ka përballuar më së miri pandeminë, me më pak se 9 mijë vdekje në total.

Një valë e tretë në fillim të vitit frikësoi autoritetet që vunë edhe njëherë në dyshim zhvillimin e Lojërave Olimpike megjithatë opitimizmi është i madh në shtetin aziatik që gjithçka do të shkojë sipas pritshmërive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos