Pas tërheqjes së ujit në zonën e Nënshkodrës së përmbytur, tonelata mbeturinash urbane, organike dhe jo vetëm, kanë pushtuar sipërfaqen e tokës. Për specialistët e mjedisit, situata është alarmante dhe duhet ndërhyrje urgjente. Specialisti i mjedisit Mark Rupa shprehet se fajtori kryesor për këtë gjendje të rënduar është mungesa e aftësive tona menaxhuese dhe reaguese ndaj fenomeneve të natyrës. Sipas tij situata është e përsëritur prej disa vitesh dhe duhej të ishin marrë masa. (A2 Televizion)
Tonelata me mbetje, pas përmbytjeve mbeten plehrat
