Toni Kroos rinovon kontratën me Realin

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 10:44 | Futboll
Toni Kroos rinovon kontratën me Realin

Real Madrid ka njoftuar paraditen e së hënës në faqen e tij zyrtare në internet rinovimin e kontratës së Toni Kroos me një vit, deri në vitin 2023.

Në këtë mënyrë duket e sigurtë vazhdimësia e mesfushorit gjerman edhe sezonin e ardhshëm, edhe pse ishte një nga lojtarët që thuhej se mund të largohej nga klubi madrilen gjatë kësaj vere.

Në vitin 2016, Kroos kishte nënshkruar një kontratë me Realin deri në vitin 2022, me 20 milionë euro bruto në sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos