Tornado, stuhi dhe reshje bore, moti i keq merr 3 jetë në SHBA

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 07:59 | Bota

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën në ditët e fundit si pasojë e stuhive të fuqishme dimërore që kanë goditur pjesën lindore të SHBA-së, duke sjellë tornado dhe reshje të dendura bore në disa zona.

Një djalë i mitur dhe nëna e tij humbën jetën në Luiziana, pasi tornadoja shkatërroi shtëpinë ku ata jetonin. Shkollat dhe rrugët janë mbyllur në pjesën qendrore të vendit, ku bora ka arritur deri në 1.2 metra.

Të paktën 3300 fluturime janë shtyrë për shkak të motit të keq, ndërkohë që 150 prej tyre u anuluan.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët në Nebraska, Wyoming, Dakotën e Jugut dhe Minesota që të kenë kujdes në orët në vijim, pasi temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe bora pritet të sjellë problematika në qarkullimin e mjeteve.

Një tjetër viktimë u regjistrua në St Charles Parish, ku sërish ishte një tornado ajo që dëmtoi banesën e një 56-vjeçareje.

Deri në këto momente, raportohet se të paktën 18 tornado kanë goditur Texas-in, Louisianan, Oklahomën and Misisipin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos