Tottenham humb me përmbysje, Mourinho duartroket ekipin kundërshtar

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 12:59 | Futboll
Tottenham humb me përmbysje, Mourinho duartroket ekipin kundërshtar

Jose Mourinho hyri në dhomat e zhveshjes së Dinamos së Zagrebit dhe duartrokiti futbollistët kundërshtarë, pasi ata mundën Tottenhamin e tij me rezultatin 3-0, duke i eliminuar nga Europa League.

https://twitter.com/Herman_Cro/status/1372653545493762052

Një veprim i tillë u pa me sy të mirë nga shumë tifozë futbolli, por jo nga një ish-lojtar legjendar si Peter Schmeichel.

Sipas ish-portierit të Manchester United, trajneri portugez thjesht aktroi për rrjetet sociale.

“Nëse do të ishte trajneri im dhe pas një humbjeje të tillë do të duartrokiste kundërshtarin, nuk e di sE çfarë do i bëja. Do të isha shumë i nxehur. Ai duhet të hynte te dhoma e zhveshjes së ekipit të tij dhe të bënte ç’të donte me dyer të mbyllura. Për mua, ai thjesht aktron për rrjetet sociale. Sir Alex Ferguson nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos