
Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë persona të akuzuar për trafikimin e automjeteve të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, mes të cilëve dy punonjës policie.
Gjykata nuk pranoi kërkesën për zbutje të kësaj mase të bërë nga efektivët e policisë Vojsava Doda e Endi Ahmetaj dhe të dyshuarit e tjerë Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara. Ata akuzohen për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
SPAK pretendon se anëtarët e grupit kriminal merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi. (A2 Televizion)