Tragjedi ajrore, avioni aksidentohet para uljes në pistë, asnjë i mbijetuar

Nga A2 CNN
15 Janar 2023, 08:35 | Bota

72 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që ndodhi mëngjesin e së dielës në Nepal.

Sipas të dhënave nga mediat avioni me 72 persona në bord, mes të cilëve dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit, i kompanisë Yeti Airlines u përplas në tokë ndërsa përpiqej të ulej në aeroport.

Avioni ishte nisur nga Katmanduja dhe u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e Pokharas, në distriktin e Kaskit.

Autoritetet i kanë ende të paqarta shkaqet e këtij aksidentit, ndërkohë që kanë nisur hetimet.

Mjeti fluturues ra shumë pranë një zone të banuar, banorët e së cilës, me mjete rrethanore shkuan menjëherë në ndihmë të pasagjerëve, por pa mundur të bëjnë gjë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/15/e-frikshme-filmohet-momenti-i-renies-se-avionit-ne-nepal/

A2 CNN Livestream

Latest Videos