Të paktën 30 persona janë konfirmuar të vdekur, mes të cilëve edhe një foshnje 6-muajshe, pasi një traget me 250 pasagjerë është përfshirë nga zjarri në jug të Filipineve.
Zjarri nisi gjatë natës në tragetin “Lady Mary” dhe një pjesë e madhe e pasagjerëve ishin në gjumë duke u kapur të papërgatitur.
Të mbijetuarit rrëfyen momentet e tmerrit, ku të detyruar nga flakët u hodhën në ujë, ndërsa më pas u shpëtuan nga varkat e rojës bregdetare. Autoritetet vendase kanë thënë se të paktën 10 persona janë mbytur, ndërsa 18 trupa janë gjetur të shkrumbuar brenda në traget. (A2 Televizion)





