Tragjedia hekurudhore në Indi, autoritetet duan hetime të reja, fajësohen problemet në sinjalistikë

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 15:54 | Bota
Tragjedia hekurudhore në Indi, autoritetet duan hetime të reja,

Ministria indiane e hekurudhave në Indi rekomandoi që organi më i lartë hetimor në vend,  të hetojë aksidentin tragjik që u mori jetën 275 personave. Ministri Ashwini Vaishnaw njoftoi vendimin, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Duke konsideruar situatën në të cilën ndodhi aksidenti, rrethanat dhe informacionet që kemi siguruar deri më tani, është bërë rekomandimi që çështja t’i kalojë Byrosë Qendrore të Hetimeve.

Byroja qendrore e hetimeve merret me çështje penale të profilit të lartë, përfshirë mashtrime financiare dhe vrasje.

Por ende nuk është e qartë përse Bordi Hekurudhor, organi më i lartë vendim marrës në ministri ka rekomanduar një hetim të veçante të byrosë, ndërsa hetime të tjera që udhëhiqen nga autoritetet hekurudhore kanë nisur tashmë.

Sipas raporteve paraprake ndryshimi I gabuar në sistemin elektronik të sinjalizimit, që menaxhon lëvizjen e trenave në binarë, ka çuar në aksidentin tragjik ku përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një mallrash. 

Ngjarja ndodhi në shtetin Odisha dhe konsiderohet si një nga katastrofat hekurudhore me numrin më të madh të viktimave në vend në një shekull.

Më shumë se 1 mijë vetë mbetën të plagosur e disa familjarë ende nuk i kanë gjetur të dashurit e tyre.

India e ka një prej rrjeteve më të mëdha hekurudhore në botë, dhe miliona pasagjerë e përdorin atë në baza ditore. Megjithatë, një pjesë emirë e linjave kanë nevojë për riparime. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/04/tragjedia-hekurudhore-ne-indi-te-pakten-275-viktima-ministri-kemi-zbuluar-shkakun/

A2 CNN Livestream

Latest Videos