Tragjedia në Calais, Franca dhe Britania e Madhe zotohen për të ndaluar kalimet e paligjshme

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 07:22 | Bota
Tragjedia në Calais, Franca dhe Britania e Madhe zotohen për të

Franca dhe Britania e Madhe u zotuan të rrisin bashkëpunimin për të ndaluar kalimet ilegale, pasi 27 emigrantë humbën jetën në brigjet e Calais të mërkurën në tragjedinë më të madhe të këtij lloji në Kanal.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe presidenti francez thanë se bandat e trafikimit po rrezikonin jetët e njerëzve.

Autoriteti rajonal detar, i cili mbikëqyr operacionet e shpëtimit, tha se 27 trupa u gjetën, dy persona mbijetuan ndërsa katër të tjerë u zhdukën dhe supozohet se janë mbytur.

Pesë gra dhe një vajzë ishin midis të vdekurve, tha ministri i brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ndërsa janë arrestuar 4 persona.

Boris Johnson tha se ishte "i tmerruar" nga ajo që ndodhi në Kanal të mërkurën, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të linte "asnjë gur pa lëvizur", për të ndaluar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, thanë gjithashtu se ishte e rëndësishme të punohej ngushtë me Belgjikën dhe Holandën, si dhe me partnerët në të gjithë Evropën, për të trajtuar më mirë problemin përpara se njerëzit të arrijnë në brigjet franceze.

Aksidenti shënon humbjen më të madhe të jetëve gjatë tentativës për kalime të paligjshme të Kanalit, sipas IOM. Kjo vjen pasi një numër rekord emigrantësh kanë tentuar të kalojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos